U kapën mat teksa shisnin “të bardhë”, merr fund dyshja shqiptare në Itali

Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë në Rimini, të akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike.

U arrestua një 20-vjeçar dhe një 31-vjeçar, persona të njohur për policinë, falë përfshirjes së tyre në aktivitetet e drogës. Ata u prangosën ndërsa po shisnin nga një dozë kokainë, raportojne mediat vendase.

Në kontrollin që autoritetet ushtruan në shtëpinë e tyre u gjetën dhe sekuestruan 57 doza kokainë, që ishin të paketuara dhe të gatshme për t’u shitur gjatë fundjavës.

Karabinierët kanë konstatuar se të dy tregtarët e drogës tashmë kishin filluar shitjen e drogës, menjëherë pas daljes nga karantina dhe kishin arritur të mblidhnin 4,900 euro brenda disa ditësh.


Shtuar 28.06.2020 17:05