Thotë se sheh ëndrra në anglisht, Hajdari justifikon “gafat” e bëra në Parlament

Deputetja e opozitës Rudina Hajdari ishte e ftuar sot në “E diell” , ku ndër të tjera foli dhe për kritikat që ka marrë për lapsuset e bërë gjatë fjalës së saj në Parlament.

E pyetur nga gazetari Ervin Kurti, pikërisht për këtë gjë, Hajdari tha se kanë ndodhur për shkak se shumë vite ka jetuar në Amerikë por edhe prej faktit që kishte shumë emocione. Por shtoi se ka punuar shumë me veten që të përmirësohej në këtë aspekt dhe tashmë mendon se është në rrugë të mbarë.

“Kam pasur shumë emocione në fillim. Edhe mendimet më vinin anglisht. Edhe ëndrrat i shikoj anglisht. Gjithsesi kam punuar shumë me veten, kam praktikuar shumë dhe e dija që ajo ishte pika më e dobët. Në fillim mërzitesha shumë. Më pas më thonin sa më shumë përflitesh aq më mirë është. I futa një mendje të lehtë”, tha deputetja.


Shtuar 28.06.2020 16:45