Karim Adeyemi do të jetë pasuesi i Erling Haaland te Borussia Dortmund, ndërkohë që norvegjezi me shumë mundësi do të transferohet te Manchester City.
Sulmuesi gjerman ka spikatur me Salzburg në Austri dhe tashmë janë zbuluar edhe detajet për kalimin e tij te Dortmund.
Sky Sports DE raporton se për kartonin e sulmuesit 20-vjeçar klubi gjerman do të paguajë 30 milionë euro.
Kjo shumë mund të rritet me 6 milionë euro të tjera, në formë bonusesh, kurse paga e Adeyemi do të jetë 6.5 milionë euro në sezon. /h.ll/albeu.com