Zjarr në Radhimë, merr flakë transformatori

Një Zjarr ka rënë në një sipërfaqe toke në Radhimë. Nga flakët është përfshirë dhe transformatori.

Zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje, por shuarja e flakëve është bërë e vështirë për shkak të erës.

Në zonën ku ka rënë zjarr ndodhen dhe disa banesa të cila rrezikohen nga flakët./albeu.com