Një zjarr ka rënë në një supermarket në Himarë. Nga flakët ka vetëm dëme materiale. Kanë nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike.
Njoftimi i policisë:
Himarë/Informacion paraprak
Më datë 22.04.2022, rreth orës 10:45, ka rënë zjarr në supermarketin e shtetasit F. Q., ku si pasojë ka vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.
Vijon puna nga grupi hetimor. për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.