Lirohet cisterna ruse nga Greqia

Cisterna ruse Pegas, e cila u bllokua nga Autoritetet Portuale në Karystos të Greqisë u lirua pas urdhrit të Autoritetit për Pastrimin e Parave, më 19 Prill 2022, në kuadër të sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë në bazë të vendimeve të marra nga BE.

Protothema.gr shkruan se ekuipazhi i anijes lëshoi dokumente zyrtare nga Organizata Ndërkombëtare Detare IMO, në të cilat thuhet se pronësia e anijes ishte transferuar para luftës në Ukrainë te një kompani tjetër ruse që nuk është subjekt i sanksioneve Perëndimore kundër Kremlinit.

Megjithatë, orët e fundit ka lindur një problem për ngarkesën e anijes (dmth angazhimi ishte vetëm në cisternë), pasi vendet perëndimore pretendojnë se nafta vinte nga Irani.
Megjithatë, Autoriteti i Pastrimit të Parave vazhdoi lirimin e cisternës./albeu.com


Shtuar 21.04.2022 15:27