Këngëtarja shqiptare, Denisa Gjezo ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në pesë”.
Flokët e saj janë kaçurrela dhe gjatë intervistës ka treguar se në çfarë rastesh vendos t’i drejtojë.
Denisa tha se i drejton flokët për të shoqin. Kjo pasi dëshiron që ai të mendojë se nuk ka vetëm atë dhe t’i duket si një vajzë tjetër.
“Për burrin i drejtoj flokët. I ndryshoj shpesh që ai të mendojë se nuk ka vetëm Denisën, por të dukem si një gocë tjetër”, u shpreh këngëtarja.
