Kryeministri Edi Rama e ka quajtur ish-kryeministrin Sali Berisha një person të vdekur politikisht.
Rama është shprehur se PD nuk di se ç’të bëjë me Berishën dhe sipas tij, kjo parti do të katandiset keq e më keq.
Kryeministri shton se nëse Berisha vjen në krye të PD-së, atëherë sipas tij qeveria nuk ka punë me të.
“Me Saliun nuk kemi punë. Ai ka vdekur për ne. Me të vdekurin nuk kemi punë. Ne nuk e zgjedhim. Ne do ndërpresim cdo marrëdhënie me PD nëse ju do zgjidhni Sali Berishën në krye të PD. Nuk ka gjë të rëndë për ju. Kur një grup njerëzish bindin veten që një i vdekur që i udhëheq është gjallë është për mëshirim” tha Rama./albeu.com/