Një punonjëse fasonërie nga Berati rezultoi pozitive me koronavirus pas kryerjes së tamponit ditën e djeshme. Ditën e sotme ISHP raporton se gruaja ka infektuar edhe 4 persona të tjerë, pjestarë të familjes së saj.
Të infektuar janë burri i saj 53-vjeç, vajza adoleshente 19-vjeç, si dhe vjehrra dhe vjehrrri. Për fat të mirë 87 tamponët e kryer për kolegët e fasonërisë rezultojnë të gjithë negative.
Kujtojmë se në 24 orët e fundit janë shënuar 77 raste të reja nga 402 testime ndërsa kanë ndërruar jetë 2 persona. Gjithashtu në Spitalin Infektiv janë të shtruar 87 persona nga të cilët 15 në terapi intensive dhe 2 të intubuar.
