Formacionet e mundshme të super sfidës Liverpool-Manchester United

Pak ditë pasi mundi Manchester Cityn në Wembley për të siguruar një vend në finalen e FA Cup, Liverpool do të përballet me Manchester United në një ndeshje të riplanifikuar të Premier League që do të zhvillohet këtë të martë në Anfield.

Trajneri i të kuqve, Jurgen Klopp, ka treguar se ka një skuadër të shëndetshme për të zgjedhur dhe nuk pritet ta rrotullojë shumë ekipin e tij për derbin me “Djajtë e Kuq”.

Sa i përket Manchester United, Mason Greenwood është ende i pezulluar nga klubi në pritje të hetimeve të policisë mbi akuzat për përdhunim dhe sulm seksual.

Ndërkohë, trajneri i “Djajve të Kuq”, Ralf Rangnick nuk do të ketë në dispozicion pesë lojtarë të tjerë, pasi Luke Shaw, Edinson Cavani, Scott McTominay, Raphael Varane dhe Fred janë të gjithë të lënduar.

Të shtunën, Cristiano Ronaldo shënoi një hat-trick për të udhëhequr Manchester United në një fitore 3-2 kundër Norwich City në terren. Sulmuesi portugez i tha botës të hënën se një nga fëmijët e tij vdiq pasi partnerja e tij kishte lindur binjakë, kështu që është e paqartë nëse ai do të humbasë derbin kundër Liverpool.

Formacioni i parashikuar i Liverpoolit (4-3-3): Alisson; Trent Alexander-Arnold, Ibrahima Konate, Virgil van Dijk, Andy Robertson; Jordan Henderson, Fabinho, Naby Keita; Mohamed Salah, Sadio Mane, Luis Diaz.

Formacioni i parashikuar i Manchester United (4-3-3): David de Gea; Diogo Dalot, Harry Maguire, Victor Lindelof, Alex Telles; Bruno Fernandes, Paul Pogba, Jesse Lingard; Anthony Elanga, Cristiano Ronaldo, Jadon Sancho./ h.ll/albeu.com