Kanë dalë pamjet e para nga fundosja e anijes së famshme ruse Moskva në Detin e Zi.
Fillimisht u publikua një fotografi ku pretendohej se ishte momenti i parë, teksa anija sulmohej me raketa nga forcat ruse.
Në rrjet tashmë është publikuar edhe video e verifikuar, që shfaq anijen të mbuluar nga tymi i zi në det të hapur.
Këto janë pamjet e para të anijes, fati i së cilës vijon të jetë i diskutueshëm. Rusia pretendon se anija e saj detare u fundos gjatë përpjekjeve për ta tërhequr atë në vend të sigurt pasi ra zjarr te municionet, ndërsa zyrtarët ushtarakë ukrainas kanë thënë se e goditën me raketa./albeu.com/
Footage of Russia’s flagship cruiser Moskva burning after being targeted. pic.twitter.com/xH863rI5V3
— Clash Report (@clashreport) April 18, 2022