Pak dihet për jetën private të Noizyt dhe pavarësisht disa thashethemeve për vajza të njohura të ekranit, reperi gjithnjë është shfaqur vetëm. Madje, në deklaratat e tij, ai pohonte se do ta shikonim edhe shumë gjatë single. Por duket se gjërat kanë ndryshuar.
Në emisionin “N’majë t’gjuhës”, Noizy ka folur për herë të parë për vajzën që i ka fituar zemrën. Ai ka lënë të kuptojmë se partnerja e tij është nga Dibra. “Mezi po pres t’i bëj telashe dikujt në Dibër. Ta marrim një nuse në Dibër”, është shprehur reperi.
Sipas “Panorama plus”, lidhja e tyre është konsoliduar tashmë dhe vajza nga Dibra ndoshta shumë shpejt do të jetë edhe bashkëshortja e Noizyt. Bëhet me dije se lidhja e tyre ka nisur disa vite më parë, duke u shndërruar shpejt në një marrëdhënie të afirmuar dhe pranuar nga miqtë dhe të afërmit.
Dibrania e Noizyt e shoqëron të dashurin thuajse në çdo udhëtim që ai ka, duke përfituar kështu nga koha për të shijuar edhe disa ditë relaksi së bashku. Duke njohur natyrën e tij diskrete, reperi ka preferuar që ta mbajë gjithnjë larg vëmendjes së rrjeteve sociale, duke mos dashur ta shndërrojë në një personazh të famshëm, pasi partnerja e tij nuk i përket pjesës së showbizzit.