“Ne zihemi dhe thyejm rregullat”, Fifi i thotë të gjitha për lidhjen me Adisin (FOTO LAJM)

Këngëtarja e dashur për publikun, Fifi, që në momentin që zbuloi se ishte e dashuruar, nuk ngurron që në rrjetet sociale të postojë foto dhe video me partnerin e saj.

Së fundmi, ajo ka ndarë me ndjekësit një fotografi ku shfaqet së bashku me Adis Patushin. Teksa janë krah njëri-tjetrit, Fifi ka bërë edhe një dedikim, ku zbulon edhe detaje nga lidhja e tyre.

“Ne zihemi me njëri-tjetrin, ne zemërohemi me njëri-tjetrin, ne thyejmë rregullat, por ne e duam njëri-tjetrin. T’du”, shkruan këngëtarja e njohur bashkëngjitur në pozën në fjalë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Filloreta Raçi (@fifi.official.fr)

Fotoja ka marrë menjëherë mijëra pëlqime dhe komente të shumta, ku në sy bie pikërisht ai i partnerit të Fifit, i cili tregon gjithashtu dashurinë e tij.

Kujtojmë se prej disa muajsh Fifi dhe e Adisi po jetojnë romancën e tyre në sytë e publikut. Çifti i formuar pak kohë më parë, nuk e kanë pasur aspak problem që ta publikojnë historinë e tyre, duke mos i kursyer puthjet, përqafimet dhe dedikimet plot dashuri për njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, këngëtarja nga Kosova u njoh me Adisin nëpërmjet Kledit, ish-banorit tjetër.


Shtuar 16.04.2022 14:44