Yuri Kim paralajmëron politikanët: Veprimet tuaja nuk janë dhe aq të fshehura sa mendoni

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim, përmes një postimi në Tëitter, ka bërë një paralajmërim të fortë për politikanët shqiptarë, ku thotë se veprimet e tyre nuk janë dhe aq të fshehta sa mendojnë ata.

Ajo ka shkruar gjithashtu se SHBA mbështet fortë Reformën në Drejtësi.

Postimi i Yuri Kim:

Presidenti Biden e bëri të qartë në Studimin e Sigurisë Kombëtare Memorandumi i 3 qershorit 2021 që lufta kundër korrupsioni është një interes thelbësor i sigurisë kombëtare të

Shtetet e Bashkuara. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri.

Ndërsa reforma në drejtësi po fillon të prodhojë gjithnjë e më shumë rezultate, kundërshtarët po shtojnë përpjekjet për të minuar elementët kryesorë, përfshirë verifikimin. Ata që angazhohen në kërcënime, frikësim, shpifje, nxitje korruptive duhet të ndalojnë. Veprimet tuaja nuk janë aq të fshehura sa mendoni.

 

Ky paralajmërmim i Kim vjen vetë disa ditë pasi SHBA shpalli non grata, ish-deputetin socialist Aqif Rakipin dhe biznesmenin Ylli Ndroqi./albeu.com


Shtuar 15.04.2022 19:10