E pazakontë: Gazetarja e njohur shkon në studio me këmbën me allçi dhe paterica (VIDEO)

Gazetarja e njohur Beti Njuma, ka shkuar në studion e lajmeve me këmbën në allçi dhe me paterica.

Njuma u lëndua pak ditë më parë, teksa zhvillonte ngjitje në malet e Shqipërisë.

Edhe pse në një situatë të tillë, gazetarja ka vendosur të shfaqet në emisionin e lajmeve.

Siç shihet edhe në videon e publikuar, Beti Njuma shfaqet me patericë, duke u futur në studio pa ndihmën e askujt.


Shtuar 24.06.2020 20:52