Kreu marrëdhënie me shoqen në tualetet e shkollës, shqiptari në Zvicër e pëson keq

Një i ri nga Kosova është gjykuar për pornografi fëmijësh. Ai ishte 18 vjeç kur kreu marrëdhënie seksuale më një 15 vjeçare në tualetin e shkollës ku studionin. I riu e filmoi aktin dhe për pak i shpëtoi dëbimit nga Zvicra.

Kjo është historia e Bajramit, asokohe vetëm 18 vjeç dhe Franziskës 15 vjeç.

I riu e filmon dhe Franziska e di këtë. Disa kohë pas aktit, vajza i kërkon Bajramit që të mos ia tregojë videon askujt.

Sidoqoftë, ai ja dërgoi videon intime një miku të Franziskës në të njëjtën ditë.

Për këtë arsye Bajrami doli para Gjykatës së Qarkut Aarau për krijimin e pornografisë për fëmijë.

Si lindi aktakuza? Franziska e kishte kallëzuar shqiptarin nga Kosova për përdhunim. Në gjykatë, sipas “Aargauer Zeitung” , viktima deklaroi se kjo është një akuzë e rreme pasi marrëdhënia ishte konsensual.

Sidoqoftë, procesi gjyqësor vijoi në gjykatë. Sepse sipas ligjit, Bajrami ka bërë pornografi të një fëmije.

“Budallallëk pa kuptim”

Bajrami ka deklaruar se nuk ishte në dijeni të moshës së Franziskës.

“Ajo ishte e bëshme. Meqenëse ndiqte një shkollë profesionale, mendoja se ishte të paktën 16 vjeçe. Ishte një budallallëk dhe më vjen keq për këtë vajzë” thotë Bajrami.

Prokuroria kërkoi në gjykatën dënimin e shqiptarit me dy gjoba në vlerën e 4500 dhe 900 franga dhe një dëbim nga vendi për një periudhë pesë vjeçare.

Por avokati mbrojtës e cilësoi të ekzagjeruar kërkesën për dëbimin e Bajramit, duke thënë se i riu nuk mund ta dinte sa vjeç ishte vajza.

“Ai bëri një gjë të trashë, por ai nuk është një profesionist për pornografi fëmijësh”, thotë mbrojtësi.

Bajrami ka jetuar në Zvicër për më shumë se nëntë vjet. Në Kosovë atij pothuajse nuk i ka mbetur asnjë anëtar nga familja apo i afërm. Ndaj Bajrami kërkoi një shans të dytë.

Gjykata e dënoi atë për pornografi. Ai do të duhet të paguajë dy gjoba 3000 dhe 500 franga zvicerane.

Të parën do të duhet ta paguajë me këste, 20 franga për 150 ditë.


Shtuar 24.06.2020 14:26