Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku thotë se Partia Socialiste ka përfituar vota në Tiranë nga ish-deputeti Aqif Rakipi i cili u shpall non-grata disa ditë më parë.
Nga foltorja e Kuvendit, Tabaku thotë se Rakipi ka në parlament djalin dhe dhëndrin e tij, çka sipas saj dëshmon se në kryeqytet ka pasur një përcaktim të rezultatit zgjedhor nga ana e Aqif Rakipit.
Tabaku u shpreh se PS ka përfituar 6.9 përqind të votave të qytetit të Tiranës nga ish-deputeti në zgjedhjet e 25 prillit.
“Ngjarja e parë lidhet me shpalljen non-grata dhe me ngrirjen e llogarive të një personi pranë PS-së. Unë besoj që nuk kam nevojë ta përshkruaj se kush është ish-deputeti i cili sot ka djalin dhe dhëndrin e tij në Parlamentin e Shqipërisë por e rëndësishme është që PS ka marrë ky individ 6.9 përqind të votave në qytetin e Tiranës.
Që do të thotë se ka pasur një përcaktim të rezultatit zgjedhor në Tiranë dhe Elbasan, pikërisht nga ky person. Ministri përmendi raportin e OSBE-ODIHR. Unë këtë kam shqetësim. Përdorimin e grupeve kriminale për zgjedhjet, siç është bërë në raportin e DASH.
Si nuk flet mazhoranca për një çështje kaq të rëndësishëm. Këta që flasin në emër të Amerikës. Unë besoj që ashtu siç thotë emërimi i Departamentit të Thesarit.
Përdoren paratë për të blerë votat. Është publikuar raporti i DASH. Lexova dje kryeministrin i cili tha se ky raport është Copy Paste.
Është copy-paste i vitit të kaluar, dhe korrupsioni është Copy Paste pasi është akoma Edi Rama. Sot nuk do kishim këtë Copy paste po mos të kishim inceneratorët.
Mund të kishim një situatë tjetër. Copy paste është pasi dhe qeveria copy paste është. Unë besoj që këto dy shqetësime janë reale për qytetarët. Kush i ndikon zgjedhjet dhe kush i vjedh qytetarët shqiptarë. Është jetike për shpopullimin e rinis” – tha Tabaku.
Duke folur për rritjen e çmimeve në vend, Tabaku tha me ironi se ky nuk është faji i shtetit por vetëm i opozitës dhe qytetarëve.
“Çfarë po ndodh me rritjen e çmimit të ujit. Bashkia e Tiranës ka kërkuar rritjen e çmimit të ujit. Çmimet janë rritur që vitin e kaluar, nuk kanë lidhje vetëm me agresionin në Ukrainë.
Po ka rritje dhe nga lufta në Ukrainë. Ngrita disa shqetësime në komisionin e ekonomisë. Çfarë ka bërë qeveria gjithë këto vite për bankën petroleum. Çfarë ka bërë qeveria për të normalizuar tregun e energjisë.
Rritja e çmimeve çdo gjë nuk lidhet me qeverinë, e ka fajin opozita, qytetarët, por jo qeveria. Ka nevojë për vendime që i shohin ata në sy, dhe reflektojnë nevojat e qytetarëve”, tha Tabaku.