Basha: Në PD vazhdon përçarja, selia blu është pushtuar në mënyrë të paligjshme

Kryetari i dorëhequr i PD-së Lulzim Basha ka dalë në një pronocim për media para hyrjes së Kuvend. Ai ka folur për situatën në PD ku thotë se nuk sheh një frymë bashkimi, por përçarje.

Basha u shpreh se selia blu është ushtuar në mënyrë të paligjshme dhe ekranet e TV janë të pushtuara nga tre figura të tranzicionit (Berisha, Meta, Rama) të cilët nuk flasin për problemet e shqiptarëve, por për një krizë artificiale.

“Unë vij nga takimet me demokratët në terren, të cilët nuk e ndjejnë frymën e bashkimit, ka një grup njerëzish që kanë vënë interesin e tyre personal dhe të Sali Berishës, përpara interesit të demokratëve.

Ecin me parimin se kush nuk është me mua, shpallet kulak, e keni parë sulmin që i është bërë kryetarit në detyrë Enkelejd Alibeaj. Raporti i DASH konfirmon kauzat tona, përdorimi i shtetit për të tjetërsuar vullnetin e zgjedhësve, përdorimi i burimeve njerëzore për shantazhimin e votuesve.

Në këtë moment PD dhe demokratët, duhet të mbrojnë interesat më të mira të shqiptarëve, duke insistuar që përgjegjësi kryesor Edi Rama të mbahet përgjegjës, edhe në kuptimin politik të fjalës, jo vetëm ligjor. PD e nisi këtë sezon parlamentar me disa nisma shumë të mira, ne duhet të jemi në ballë të aksionit për vetingun e politikanëve, është pushtuar në mënyrë të paligjshme selia e PD-së, hapësira mediatike është e mbushur me 3 figurat e tranzicionit, askush nuk flet për rritjen e çmimeve”, tha Basha./albeu.com


Shtuar 14.04.2022 11:36