Trashi “pa doreza”: Pashë anën financiare që firmosa në Kuvajt

Lorenc Trashi nuk është më pjesë e Partizanit teksa është në pritje të transferimit te skuadra nga Kuvajti, Al Qadsia.

Mbrojtësi thekson se në këtë rast ka pasur mendjen edhe tek ana financiare, pasi kampionati ku do luajë në të ardhmen nuk është edhe aq i fortë.

Ndër të tjera, në një intervistë për RTSH Sport gramshioti shprehet se edhe trajneri Sormani e ka këshilluar të luajë jashtë.

“Kam rënë në dakord për një kontratë 5-vjeçare. Doja në një kampionat të fortë, por pashë pak a shumë anën financiare. Presidenti më dha miratimin. Kampionati ku do luaj nuk është aq i fortë, por mesatar. Nëse do kem ftesë nga Kombëtarja, do shkoj.

Miqtë? Nuk dua të veçoj një, me të gjithë kam raporte të shkëlqyera. Me Starovën mbaj kontakt akoma. Me Sukajn e Vilën gjithashtu.

Sormani më ka takuar vetëm për vetëm, e më ka thënë që duhet të luaj jashtë. Ai më tha: ‘Më vjen mirë të rregullosh jetën tënde’.

Një rikthim? Tifozët e Partizanit i dua dhe më duan”, u shpreh Trashi.


Shtuar 24.06.2020 10:13