Zbulohen arsyet pse Cancelo iku nga Juventusi

Ndërsa tifozët e Juventusit ankohen se Joao Cancelo u largua shumë shpejt te Manchester City, zbulohen arsyet e largimit të tij pas vetëm një sezoni.

Mbrojtësi i djathtë portugez u ble nga Valencia në 2018 për 40 milionë euro dhe u shit një vit më vonë për 65 milionë euro, duke bërë një fitim shumë të shëndetshëm nga ai investim.

Që atëherë ai është forcuar te Manchester City, duke qenë një nga lojtarët më mbresëlënës.

Kjo i ka shtyrë tifozët e Juventusit në mediat sociale të debatojnë për vështirësitë e tyre me rolin e mbrojtësit të djathtë që nga largimi i Cancelo, duke pyetur veten nëse fajin e kishte trajneri Max Allegri.

Megjithatë, raportet nga gazetarët e fokusuar te Juventusi, Max Nerozzi dhe Fabiana Della Valle, këmbëngulin se ishte një vlerësim i gjithë klubit, ngase Cancelo ishte ai i cili që nxiti vendimin për të shitur.

Në fakt, ata shkuan aq larg sa sugjeruan se mbrojtësi i djathtë portugez ishte taktikisht naiv, vazhdoi të bënte të njëjtat gabime në mbrojtje dhe nuk po tregonte shenja përmirësimi.

Mediat italiane raportojnë se Cancelo i kishte kërkuar agjentit Jorge Mendes t’i gjente atij një klub të ri përpara se Juve të vendoste të shkarkonte Allegrin. /albeu.com/


Shtuar 13.04.2022 18:37