Kryeprokurori i Hagës: Ukraina është një skenë krimi

Teksa Lufta në Ukrainë është në muajin e saj të dytë, duket se krimet e saj ndaj civilëve nuk do të mbeten pa ndëshkuar.

Kryeprokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Karim Khan, e ka quajtur atë që po ndodh në Ukrainë një skënë krimi.

“Ukraina është skenë krimi”, ka deklaruar Khan, i cili ishte së fundmi në qytetin ukrainas, Bucha.

“Ne jemi këtu sepse kemi prova të arsyeshme për të besuar se krimet brenda juridiksionit të gjykatës po kryhen”, u tha ai gazetarëve.

“Duhet të shpojmë mjegullën e luftës për të arritur tek e vërteta. Kjo kërkon hetim të pavarur dhe të paanshëm”, shtoi ai.

Khan theksoi se një ekip mjeko-ligjor i ICC do të fillonte punën në qytet. Bucha ka qenë skena e qindra vrasjeve civile për të cilat Ukraina ka fajësuar forcat ruse që e pushtuan për disa javë. Rusia mohon përgjegjësinë për vdekjet./albeu.com/