Të mahnitur nga beli i hollë i Kim Kardashian? E gjitha falë një korseje (FOTO LAJM)

Kim Kardashian zbulon belin super të hollë, veshur me një korse që nxjerr edhe më shumë në pah format e saj. 39-vjeçarja ka postuar videon teksa pozon përpara një pasqyre.

Nënë e tre fëmijëve, Kim ka shfaqur siluetën e saj dhe shpjegon se të njëjtën korse ka veshur edhe një vit më parë nën fustanin vezullues të Met Gala. Kim thotë se po provon dhjetëra veshje për mbrëmjen e saj speciale, përpara 40 vjetorit.

Motra më e famshme e klanit Kardashian mahniti fansat dhe fotografët një vit më parë kur u shfaq mbi tapetin e kuq me një fustan super të ngushtë të Thierry Mugler, ku binte në sy beli i ngushtë, falë kësaj korseje.

Kim thotë se ishte aq e vështirë për ta hequr korsenë në fund të mbrëmjes, sa i është dashur ndihmë nga të tjerët.


Shtuar 23.06.2020 13:07