E keni ditur gabim, ja pse shërben pjesa blu e gomës

Kur kemi qenë në shkollë, mendonim që pjesa blu e gomës, shërbente për të fshirë stilolapsin, por asnjëherë nuk e arrinim këtë qëllim. Shumë-shumë e hiqnim gabimin pasi kishim krijuar një njollë. Por problemi nuk qëndronte te goma, por te informacioni i gabuar. Para se t’ua përcillni këtë edhe të tjerëve, bëhuni gati të mësoni për çfarë shërben me të vërtetë pjesa blu e gomës.

Ndërkohë që pjesa e kuqe shërben për të fshirë lapsin në sipërfaqen e letrave normale, pjesa blu mesa duket shërben për të fshirë lapsin në sipërfaqen e letrës së ashpër, që përdoret zakonisht për vizatim, detyrë që pjesa e kuqe nuk e realizon dot, por ndërkohë që misteri më në fund u zgjidh, del edhe një detaj tjetër. Përse pikërisht në pjesën blu të gomës ka një shenjë stilolapsi?

Mediat që e ka publikuar këtë shkrim pak kohë më parë, sqaron që mendohet të ketë qenë pikërisht një gabim i kompanive që prodhojnë gomat dhe që kanë rënë viktima të legjendës së trashëguar, që thotë se pjesa blu fshin stilolapsin.


Shtuar 10.04.2022 21:45