Zbardhet misteri i djegies së dy makinave në Vlorë: Për çfarë do t’i përdornin autorët dhe si ia vunë “syrin” një mjeti tjetër (VIDEO)

Detaje nga djegia e dy makinave në lagjen 15 tetori disa ditë më parë. Kamerat e sigurisë kanë kapur dy persona të maskuar me kapele dhe maskë.

Dy personat kanë shkuar për t’i vjedhur të dyja makinat por ka qenë e pamundur. Një prej makinave nuk ndizej si pasojë e baterisë së shkarkuar kurse tjetra e pamundur për ta hapur. Ne pamundësi për t’i vjedhur dy personat i kane spërkatur me benzinë e dhe i kanë djegur.

Ndërkohë që këta dy persona janë kapur të kamufluar nga dy kamera sigurie në hyrje te lagjes “Karabash” . Pasi djegies se dy makinave personat kane tentuar të vjedhin një tjetër makine në rrugën Transballkanike pranë një karburanti por që janë pikasur nga pronari dhe janë larguar me vrap.

Policia dhe grupi hetimor është duke këqyrur akoma kamerat e sigurisë gjatë lëvizjes se dy shtetasve për të bërë të mundur identifikimin e tyre .

Burime nga prokuroria e Vlorës bëjnë me dije se tentativa e vjedhjes se dy makinave mund të përdorej për ndonjë ngjarje në Vlorë.

Njoftimi i policisë

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 07.04.2022, rreth orës 22:05, në lagjen “15 Tetori”, Vlorë, ka marrë flakë automjeti tip “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit V. Ç., i cili ka qenë i parkuar. Në afërsi të mjetit tip “Mercedes”, po digjet dhe automjet tip “furgon”, në pronësi të shtetasit  V. K., 57 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.