Shembet soleta e një pallati në ndërtim në Tiranë, ka të lënduar

Një incident ka ndodhur ditën e sotme në Kashar, ku një soletë e një pallati i cili është ende në ndërtim është shembur.

Për momentin raportohet se ka persona të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur në një rrugë dytësore, ndërsa një nga të lënduarit nuk është nxjerrë akoma.

Mësohet se policia dhe zjarrëfiksja kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave./albeu.com