Rritja e çmimeve të ushqimeve në vendin tonë ka kulmuar gjatë muajit mars ku inflacioni ishte 5.7%.
Sipas raportit të INSTAT në krahasim ne një vit me parë, ‘Ushqimet dhe pijet joalkoolike’ u shtrenjtuan me 9.3%.
Të dhënat tregojnë se Indeksit të Çmimeve të Konsumit, në muajin Mars 2022, arriti 108,9 kundrejt muajit Dhjetor 2020. Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Mars 2022 është 5,7 %, një vit më parë ky ndryshim ishte 1,2 %.
Ndërkohë ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Mars 2022, krahasuar me Shkurt 2022 është 2,4 %.
“Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit.
Rritja vjetore e çmimeve në muajin Mars është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +3,31 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Transporti” me +1,08 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,44 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,24 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” me +0,19 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,12 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” kanë kontribuar me +0,10 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” dhe “Komunikimi” kanë kontribuar me +0,06 pikë përqindje secili. Çmimet e grupeve “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me 0,05 pikë. Çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar me 0,02 pikë.
Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Mars 2021, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Transporti” me 19,9 %, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 9,3 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 4,9 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 4,5 %,“Argëtim dhe kulturë” me 3,5 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2,3 %, “Komunikimi” me 1,9 %, “Veshje dhe këpucë” me 1,5 %, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 1,4 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,9 %, “Shërbimi arsimor” me 0.7 %. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” me 22,4 %, pasuar nga nëngrupet “bukë dhe drithra” me 15,8 %, “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 10,5 %, “qumësht, djathë dhe vezë” me 10,3 %, “sheqer, recel, mjaltë, çokollata dhe mbëlsira” me 10,2 %, “mish” me 7,1 %, etj.
Ndryshimet mujore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Shkurt 2022, çmimet e grupit “Transporti” u rritën me 8,9 %, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,9 %,“Pije alkoolike dhe duhan” me 2,8 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 1,3 %, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,8 %, “Veshje dhe këpucë” me 0,7 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,6 %, “Argëtim dhe kulturë” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,4 % secili. Ndërsa, grupi “Shëndeti” shënoi një ulje me 0,1 %”, thuhet në njoftimin e INSTAT./