Rama nxjerr grafikun: Shqipëria e para në rajon për procesin e vaksinimit

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjete sociale, ka publikuar një grafik të datës 19 prill, ku tregon se Shqipëria është në vend të parë në rajon sa i përket procesit ditor të vaksinimit.

Rama thotë se s’ka nder më të madh për të se udhëheqja e luftës me armikun e padukshëm, dhe nxjerrja së afërmi e Shqipërisë prej tunelit të pandemisë, më shpjet se shumë të tjerë në europën ku jetojmë.

Sipas grafikut të realizuar nga “Our World in Data”, Shqipëria kryeson tabelën e sigurimit të numrit vaksinave të përllogaritur në bazë të popullsisë.

Në vend të dytë renditet Kroacia e ndjekur më pas nga Serbia dhe Mali i Zi. Ndërkohë në këtë grafik Turqia renditet në vendin e 6. Ndërsa Bosnja Herzegovina është në vendin e fundit të tabelës.

Statusi i Ramës

#KrenarpërShqipërinë

Nuk ka nder më të madh për mua se udhëheqja e kësaj lufte për ju e me ju dhe nxjerrja së afërmi e Shqipërisë përtej tunelit të pandemisë, më shpejt se shumë të tjerë në Europën ku jetojmë. /albeu.com/

 


Shtuar 20.04.2021 16:36