Pavarësisht mbërritjes në Stamboll për brohoritje dhe britma gëzimi, duket se qëndrimi i Mesut Ozil në skuadrën turke Fenerbahçe do të përfundojë më shpejt se sa pritej.
Pak javë më parë, mesfushori gjerman u pezullua për shkak të një sherri që pati me trajnerin kur u zëvendësua, duke hedhur këpucët në tokë.
Tani, Ali Koç, presidenti i Fenerbahçes, ka folur qartë dhe me zë të lartë për situatën e Ozilit:
“Megjithatë, ne nuk e kemi atë në plan për momentin. Ky vendim nuk është lojë fëmijësh. Më e rëndësishmja është Fenerbahçe”.
Siç thekson shtypi turk, skuadra si Hull City, presidenti i të cilit Acun Ilicali është mik i futbollistit, apo Inter Miami nga MLS, janë destinacionet e mundshme për ish-lojtarin e Arsenalit apo Real Madridit. /albeu.com/