Alarmi për bombë në Fier, pranë biznesit të mikut të Nuredin Dumanit

Një çantë e dyshimtë e vendosur pranë një biznesi në Fier në lagjen “15 Tetori” alarmoi banorët të cilët njoftuan policinë.

Burime për Abc bëjnë me dije se çanta është gjetur në biznesin e 40-vjeçarit Henrik Hoxha, i cili u arrestua në të njëjtën natë me Nuredin Dumanin, jashtë apartamentit ku fshihej i shumëkërkuari.

Në momentin e arrestimit Hoxhajt ju kap edhe një armë në brez. Hoxhaj tashmë ndodhet në burg, ku është marrë në pyetje edhe nga prokuroria për zbulimin e ngjarjeve të tjera kriminale.

Nuk dihet nëse çanta është vendosur rastësisht në biznes, apo është vënë për t’i dhënë një mesazh të fortë Hoxhajt që në rast se flet e pret më e keqja./abcnews.al