Arsyeja është me serioze se ç’mendoni, përse duhet të merrni gjithmonë një top tenisi kur udhëtoni me avion

Një ndër kënaqësitë më të mëdha të jetës është udhëtimi. Nuk ka asgjë më të bukur se të marrësh valixhen dhe të zbulosh vende e kultura të reja.

Besojmë se kjo është ëndrra në sirtar për shumë njerëz, por jo gjithmonë udhëtimet shkojnë ashtu siç do të donim. Udhëtimet e gjata mund të kthehen në një torturë të vërtetë për shumë njerëz.

Për këtë arsye shumë njerëz marrin me vete celularin, kufjet, laptopin ose ndonjë lojë argëtuese.

Sipas një studimi të bërë nga London Orthapedic Clinic, ju duhet t’i shtoni valixhes së udhëtimit edhe një top tenisi.

Arsyeja është më e dobishme nga ç’mund ta merrni me mend. Gjatë udhëtimeve të gjata shumë persona kanë mpirje të gjymtyrëve, fytyrës dhe probleme me qarkullimin e gjakut.

Masazhimi me topin e tenist është një teknikë shumë e mirë për t’u shplodhur dhe për të rinxitur qarkullimin e gjakut në gjymtyrët e mpira. Provojeni dhe do të na jini mirënjohës.

Si vepron? Me rrotullimin e topit të tenisit pranë trupit do t’i lironi muskujt e shtangur dhe do të nxisni qarkullimin e gjakut. Ndaj në vend të t’i kërkoni shoqëruesit tuaj t’ju bëjë masazh, me topin e tenisit mund të masazhoni vetë pjesët ku ndieni shqetësim me lëvisje të rrumbullakëta.


Shtuar 6.04.2022 16:15