Kim njohu Alibeajn si kryetar të PD, Berisha: Nuk pranoj ndërhyje të tilla, prej saj u riktheva për të garuar

Ish-kryeministri Sali Berishaka reaguar pas takimit të ambasadores Yuri Kim me kryetarin e komanduar të PD Enkelejd Alibeaj.

I ftuar në A2 CNN, Berisha u shpreh se nuk pranon ndërhyrje te tilla dhe se për shkak te qëndrimit të saj u rikthye të garojë

“Refuzoj çdo ndërhurje tuajën në problemet e brendshme të PD dhe kërkoj të mos ndërhyni në zgjedhjen e forumeve të partisë. Nuk mund të pranoj ndërhyrje të tilla. Ju i lejoni vetes të ndërhyni se kush dhe si duhet të zgjidhet PD dhe kjo më ka bërë të rikthehem të garoj. Do ta këshilloja që nëse dëshiron që të ketë komunikim të sinqertë me demokratët, t’u kërkojë të falur”, tha Berisha./albeu.com

 


Shtuar 5.04.2022 20:15