Ish-kryeministri Sali Berisha la takuar ditën e sotme ambasadorin e ri të Çekisë, Karel Urban.
Takimi erdhi pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, e cila njohu të ligjshëm Kuvendin e 11 dhjetorit.
Berisha është shprehur se e ka falënderuar vendin dhe kombin e tij mik për ndihmën e çmuar dhënë Shqipërisë në dekada.
“Takim me ambasadorin e ri të Republikës së Çekisë në Tiranë, z Karel Urban!
Të dashur miq, sot prita në një takim ambasadorin e ri të Republikës së Çekisë në Tiranë. Përfitova nga rasti të falënderoj vendin dhe kombin e tij mik për ndihmën e çmuar dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve në dekada.
Gjatë këtij takimi diskutuam gjerësisht mbi zhvillimet në Shqipëri dhe në rajon. Theksova në këtë takim se Partia Demokratike ka qenë dhe mbetet parti e vlerave dhe integrimeve europiane dhe euroatlantike. Takimi ishte i hapur”, shkruan Berisha./albeu.com/