RISITË/ Statuti i PS pëson ndryshime

Janë zbardhur ndryshimet në statutin e Partisë Socialiste. PS ka vendosur qe te ndërpresë mandatin 4-vjeçar të kryetarëve aktualë të degëve të partive. Kongresi i Partisë Socialiste do të mbahet në dëtën 9 prill.

Vendimi i plotë:

PARTIA SOCIALISTE E SHQIPËRISË

KONGRESI I PARTISË SOCIALISTE

Projekt

V E N D I M:

Nr_____, datë 09.04.2022

Mbështetur në nenin 32 të Statutit të Partisë;

Për të përmirësuar dhe për të bërë më efektiv drejtimin e strukturave të partisë në nivel vendor;

Për t’i hapur rrugë implementimit të ndryshimeve në organizimin e strukturës së drejtimit në nivel bashkie, sipas kërkesave të parashikuara në nenet 26 dhe 27 të Statutit që miratoi ky Kongres;

Për të përmbyllur gjithë procesin zgjedhor në strukturat vendore të partisë dhe për të përsosur veprimin organizativ, politik dhe elektoral të tyre;

Me propozim të Kryesisë së Partisë dhe të Asamblesë Kombëtare,

Kongresi i Partisë;

V E N D O S I:

Të ndërpresë mandatin 4 vjeçar të kryetarëve aktualë të partisë të bashkive;

Zgjedhja e drejtuesve të rinj të partisë në bashki të bëhet në përputhje me kërkesat e neneve 26 dhe 27 të Statutit dhe të Librit të Rregullave të Partisë;

Brenda datës 30.04.2022, Asambleja Kombëtare e Partisë të miratojë rregullat, procedurat, kriteret për organizimin e procesit të zgjedhjes për strukturat vendore të partisë si pjesë e Librit të Rregullave me ndryshimet e reja në Statut;

Procesi i zgjedhjes së strukturave drejtuese të partisë në çdo bashki do të zhvillohet në periudhën 1 Maj – 15 Qershor 2022;

Kryetarët aktualë të partisë së bashkive do ushtrojnë detyrat e tyre deri në zgjedhjen e kryetarëve të rinj;

Ngarkohet Kryesia e Partisë dhe Sekretariati ekzekutiv për zbatimin e këtij vendimi.

KONGRESI I PARTISË