Këngëtarja e njohur Miley Cyrus është infektuar me koronavirus.
Lajmin e ka bërë me dije vetë këngëtarja përmes një postimi në Twitter, ku shprehet se ia ka vlejtur plotësisht.
Këngëtarja ka mbajtur së fundmi turneun e saj në Amerikën Latine ku vizitoi Kolumbinë, Kilin dhe Argjentinën. Duke interpretuar për mijëra njerëz , ylli i popit nuk mundi t’i shpëtojë infektimit. Megjithatë, ajo thotë se “ia ka vlejtur plotësisht”.
“Duke udhëtuar nëpër botë, duke luajtur për 100,000 njerëz në natë dhe duke takuar qindra fansa në ditë, shanset për t’u prekur nga Covid janë mjaft të larta. Unë kam Covid tani, por padyshim ia vlente”, shkroi ajo në Twitter.