Fundi i një epoke: Ikona e Juventusit lë “zonjën e vjetër”

Mbrojtësi legjendar Giorgio Chiellini do të largohet nga Juventus në fund të sezonit.

Një nga simbolet e klubit dhe futbollit italian në 15 vitet e fundit ka vendosur të shkojë në marrëveshje me drejtuesit e “bardhezinjve”, të cilët do të tentojnë të sjellin Antonio Ridiger nga Chelsea.

Chiellini është me Juventusin që nga viti 2004, por në sezonin e parë u huazua te Fiorentina.

Ai është në Torino për 17 vite rresht.

Ai fitoi nëntë tituj, luajti dy herë në finalen e Ligës së Kampionëve dhe bëri 552 paraqitje në të gjitha garat. Chiellini (37) ishte kampion evropian me Italinë verën e kaluar.


Shtuar 3.04.2022 18:23