Nuk i paska dalë e keqja, Shqipja për Arjan Konomin: Nuk ka familje e as grua, nuk e meriton të jetë në PP

Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Shqipe Hysenaj ishte sonte e ftuar në “Why Not”, ku bëri një deklaratë të papritur për opinionistin Arjan Konomi.

Ajo tha se Konomi nuk ka respekt për gjininë femërore, duke shtuar se një njeri që nuk ka jetë dashurore dhe familje nuk e meriton të jetë pjesë e një emisioni dashurie.

“Unë e kam theksuar edhe në emision me fjalë, me vepra dhe me stilolaps që Arjani nuk ka respekt për femrën, për gjininë femërore. Është e vërtetë, jo realisht është mendimi im dhe e kam thënë që jashtë kamerave mundohet të ishte i butë dhe para ekranit do të nxirrte ty ajo që ti nuk ishte, do të provokonte. I ka të vetat mbase, por mendoj që një njeri i tillë që ka poshtëruar femrën, e ka ulur femrën, dhe është mundur ku e ke t’i çjerri maskën fundja që ato janë vajza të reja, janë vajza të vogla, nga njëzet e tre deri në njëzet e shtatë diçka e tillë. Në vend që t’i japë këshilla, që ai të thotë po të jap këshillë, të ofendon. Domethënë, duhet të jesh inteligjent për të kuptuar dhe një njeri që nuk të respekton dhe që nuk ka një jetë dashurore, as familje, as grua dhe as fëmijë nuk meriton të jetë pjesë e një emisioni dashurie. Meqë për mua thoshte që isha psiqike, që isha për psikologe, psikiatër dhe unë e di që nuk kam pasur nevojë për psikolog. E dinte që mua nuk më përballonte ai”, u shpreh Shqipja.


Shtuar 3.04.2022 09:31