Për herë të parë nga nisja e pandemisë, COVID-19 vret 3 shqiptarë në 24 orë

Në 24 orët e fundit në vendit janë shënuar 3 viktima nga COVID-19 duke e cuar në 41 numrin e viktimave në vend.

Pak minuta më parë ministria njoftoi se kanë ndërruar jetë 2 persona tek Infektivi të prekur nga COVID-19. Bëhet fjalë për një 67-vjeçar nga Tirana dhe një 73-vjeçare nga Shkodra.

MSH në mesditë njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 66 raste të reja me COVID-19, ndërkohë një pacient ka ndërruar jetë.

Bëhet fjalë për një pacient 67-vjeç nga Shkodra i konfirmuar pozitiv me Covid19, i cili vuante nga Insuficienca kardiake dhe disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.


Shtuar 18.06.2020 18:39