EMRI/ Kujt t’i besojmë? Punonjësi i bankës u jepte të dhënat bandës që t’i grabisnin në mesnatë

Një rrjet i rrezikshëm grabitjesh është zbuluar në Tiranë, persona me pushtet dhe me të dhëna sensitive për qytetarët, i vidhnin ato ne mësnatë.

Në këtë rrjet kriminal prej 7 personash bënin pjesë edhe një gardist dhe një punonjës banke.

Gardisti, përdorte armën e shërbimit për të kërcënuar me jetë qytetarët dhe më pas për t’i grabitur, ndërsa punonjësi i bankës kishte një tjetër funksion.

Duke pasur të dhëna mbi personat dhe gjendjen e tyre financiare, ai u jepte të dhënat bandës se kush kishte vlera monetare në banesë dhe në mesnatë ndërhynin për t’i vjedhur qytetarët.

Gjithçka është zbuluar gjatë operacionit “Mozaik”, në të cilin u arrestuan

Spartak Qoku;

Petro Sava;

Andi Kraja, agjent kredie në një bankë;

Aleks Kala, punonjës i Gardës së Republikës, i njohur si “Gyli”;

Amel Hajdaraj,

Klaudio Metaj,

Franci Alimi, ndërsa tjetër është shpallur në kërkim.

Në të paktën dy raste, gardisti Aleks Kala i vendos në dispozicion grupit kriminal armën e tij të shërbimit në Gardën e Republikës për të kryer grabitjet./albeu.com/


Shtuar 18.06.2020 14:22