Dy shtetas shqiptar kanë rënë në prangat e policisë greke, pasi kanë dhunuar një të moshuar.
Ata dyshohet se kanë hyrë në shtëpinë e një 89-vjeçareje për të vjedhur dhe kanë marrë nga ajo vetëm 5 euro.
Dyshohet se në bashkëpunim me ta, kanë qenë edhe dy shtetas grekë.
Dy të rinjtë shqiptarë mësohet se në orën 10 të mbrëmjes së djeshme kanë hyrë nga dritarja e hapur brenda shtëpisë së 89-vjeçares kanë ushtruar dhunë fizike mbi të moshuarën dhe i kanë marrë asaj vetëm 5 euro nga komodina e saj e dhomës së gjumit. Më pas, ata u larguan me makinë ku i prisnin bashkëpunëtorët e tyre, shkruajnë mediat greke.
Mobilizimi i policisë ka qenë i menjëhershëm, i cili ka gjetur vendndodhjen e mjetit dhe arrestimin e autorëve në orën 12.30 pas mesnate teksa po ktheheshin për në Volos në të cilin udhëtonin autorët e grabitjes.