Forma e dobët e Ronaldos dhe e Juventusit, këto janë fjalët e Sarrit

Napoli fitoi pas ekzekutimit të penalltive 4:2, pasi ndeshja e rregullt përfundoi baras 2:2.

Në dy ndeshjet që nga rikthimi, Juve nuk ka shënuar asnjë gol.

“Ai është në të njëjtën formë si të tjerët, si Paulo Dybala dhe Douglas Costa, atij i mungon mprehtësia për të bërë atë që funksionon më mirë për të”, i tha ai RAI.

“Unë nuk u thashë shumë lojtarëve pas lojës. Unë u zemërova dhe u zhgënjeva ashtu si ata, kështu që në këto momente është më mirë të heshtësh. Do të flasim më mirë nesër në mëngjes”.


Shtuar 18.06.2020 07:05