SPAK kërkon arrestimin e Alqi Bllakon, mbërrin në Kuvend shkresa

Ka mbërritur në Kuvend kërkesa për deputetin e PS-së, Alqi Bllako, i cili është përfshirë në akuza për çështjen e inceneratorit të Fierit.

Mësohet se nesër do të mblidhet Këshilli i Mandateve.

Sipas SPAK, nga hetimet e kryera kanë rezultuar të dhëna se nga ana Alqi Bllakos, gjatë kohës që ka shërbyer në fillim me funksionin Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe më pas Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve (AKUM), është favorizuar shoqëria koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k., kundrejt marrjes në mënyrë të tërthortë të përfitimit të parregullt në shumën prej 14,964,900 lekë.

“Për shtetasin Alqi Bllako, nisur nga fakti që është i zgjedhur deputet në Kuvendin e Republikës së Shjqipërisë, Prokuroria e Posaçme bazuar në parashikimet e nenit 73/2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenit 288/1/2 të Kodit të Procedurës Penale, do të paraqesë kërkesë Kuvendit për dhënie të autorizimit për caktimin e masës sigurimit personal “arrest në burg”, bën me dije SPAK.


Shtuar 29.03.2022 12:19