Pronarja qëndron para fadromës dhe kundërshton me forcë policinë (VIDEO)

Në plazhin e Shëngjinit ka pasur ndërhyrje të IKMT kundër ndërtimeve pa leje, ku një pronare është pèrplasur me pòlicinë teksa fadroma kishte nisur punën.

Në pamjet e siguruara vihet re se zona është rrethuar nga forca policie, të cilët i qëndrojnë pranë pronares duke i thënë se do ta shoqërojnë, por ajo nuk pranon dhe i kundërshton me forcë.

“Nuk do të vij me juve”, shprehet pronarja e revoltuar.

Ajo deklaron se ka qenë me dokumente të rregullta dhe nuk ka marrë asnjë shkresë për këtë ndërhyrje.

“Nuk më është dhënë asnjë lloj urdhri. Ke ardhur më ke thënë, do hiqen, se kur do hiqen… nuk më ke lënë për sot urdhrin, as shkresë, asgjë. Me gojë më kanë njoftuar për nesër.

Që në 2001 është bërë një objekt përpara dërrase, druri siç po bëhen sot, me urdhër të dikujt e prishën. E kemi fituar me gjyq, kemi vijuar punën me objektet e diktuar po nga ata, prap e njëjta gjë ndodh edhe sot.

Nuk kam lidhje dhe nuk e kam trurin e qetë, e kam të bllokuar me hallet dhe problemet e mia, nuk është moment por po them se nuk jam e jashtëligjshme në asnjë moment të punës së kam, paguar taksa, kam qenë në rregull me të gjithë dokumentacionin.

Me fjalë më është lënë se do vinë nesër, jo sot. Jam duke çmontuar se jam dëmtuar shumë herë dhe nuk mund të duroj më. Tani dua dokumentacionin”, thotë ajo.

Që në fillim të këtij sezoni turistik, IKMT ka ndërhyrë në plazhet e vendit për ndërtimet pa leje. Pas Velipojës dhe Tales, ka nisur aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në zonën turistike të Shëngjinit.

Janë 36 objekte kryesisht me konstrukt prej druri të cilat do të shemben në këtë zonë. Disa prej pronarëve kanë kundërshtuar ndërhyrjen, duke u përplasur dhe me policinë. /faxweb


Shtuar 17.06.2020 16:57