Bilanci tragjik në Maqedoninë e Veriut: 9 viktima në 24 orë

Në 24 orët e fundit, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 193 raste me koronavirus si dhe nëntë viktima.

Rastet pozitive për Covid-19 janë konfirmuar: 140 në Shkup, 2 nga Kumanova, 1 nga Dibra, 6 nga Shtipi, 19 nga Tetova, 5 nga Struga, 2 nga Velesi, 11 nga Ohri, 4 nga Gostivari, 1 nga Shën Nikolla dhe 2 nga Resnja. Numri i përgjithshëm i të infektuarve rritet në 4482.

Sa i përket viktimave, 5 janë regjistruar në Shkup, dy në Kumanovë, një në Tetovë dhe një në Ohër.


Shtuar 17.06.2020 12:41