Stresi sërish probleme me policinë, çfarë ndodhi këtë herë

Reperi shqiptar Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi është përballur sërish me policinë.

Këtë herë, shkak është bërë shpejtësia e tejkaluar.

Ka qenë vetë këngëtari që ka ndarë episodin e pakëndshëm me fansat e tij nëpërmjet një videoje live në Instagram.

Videoja është fshirë nga profili i reperit, por aty këngëtari shprehte revoltën e tij ndaj efektivëve, të cilët i akuzonte se gjithçka ia bënë ‘kastile’.

Stresi shprehej se edhe makinat e tjera po ecnin shpejt, por blutë kanë ndaluar vetëm atë.

“Ma bëjnë kastile se dihen problemet e mia, por edhe te tjerët po ecnin shpejt,”- tha reperi ndër të tjera.

Kjo nuk është hera e parë që Stresi ka probleme me drejtësinë, ku më herët ai qëndroi për tetë muaj në burgun e Fushë-Krujës, i arrestuar në tetor të vitit 2018 në një hotel në zonën e Linzës me lëndë narkotike dhe armë zjarri.


Shtuar 17.06.2020 10:01