Marta Fascina është shtatzënë dhe do i japë Silvio Berlusconit fëmijën e gjashtë. Ky është lajmi që po qarkullon prej orësh në mediat italiane, nxitur nga një artikull në “Il Messaggero e Libero”, ku nuk lihet pa komentuar pasioni i Berlusconit për të jetuar jetën, e për t’u bërë sërish baba në moshën 86-vjeçare.
Deri tani nuk ka pasur asnjë mohim, por as pohim për këtë lajm, ama nuk hiqet mundësia që të jetë i vërtetë. Marta dhe Silvio, u martuan me një ceremoni simbolike (jozyrtare) disa ditë më parë dhe që prej atij momenti ka pasur pafund komente dhe lajme për ta. Kujtojmë se ish-kryeministri i Italisë ka dhe 5 fëmijë të tjerë nga marrëdhëniet më të hershme.