Pak ditë pasi u bë baba, Elgit Doda ndan foton e parë me të birin (FOTO LAJM)

Pak ditë më parë Elgit Doda dhe Klea Huta u bënë prindër me një djalë, të cilin e quajtën Krid.

Dyshja nuk i ka fshehur emocionet e një momenti kaq special në jetën e tyre, ndërsa së fundmi Elgiti ka ndarë dhe një foto ku shfaqet me të voglin në krahë duke e ushqyer.

Siç duket këngëtari ja ka marrë shpejt dorën kujdesit ndaj djalit. Fansat e kanë komplimentuar Elgitin menjëherë për këtë moment, ndërsa partnerja e tij, Klea Huta nuk ka ngurruar të tregojë historinë e krijimit të projektit më të fundit muzikor, ‘Parajsa ime’, pas të cilit fshihet një natë e gjatë përgjatë karantinës.

“Çfarë prek ti dhe nuk bëhet mrekulli?”, ka shkruar Klea krah postimit në ‘Instastory’ ku ka ndarë këngën e cila u kthye menjëherë në hit dhe numëron rreth 3 milionë klikime në kanalin e ‘Youtube’.


Shtuar 16.06.2020 19:43