E rëndë në Gjirokastër, i moshuari vetëvaret pranë banesës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër. Një i moshuar është gjetur i vetëvarur në banesë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër/Informacion paraprak.

Rreth orës 16:40, në fshatin Fushëbardhë, Gjirokastër, pranë banesës së tij, është gjetur nga të afërmit, i vetëvarur shtetasi K. G., rreth 82 vjeç, i cili jetonte i vetëm.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 25.03.2022 18:07