Vritet një tjetër gjeneral rus në Ukrainë

Mediet e huaja raportojnë se një tjetër gjeneral rus është vrarë në Ukrainë. Bëhet fjalë për komandantin e Ushtrisë së Kombinuara të Armëve të 49-ës, Yakov Ryezantsev. Sipas këshilltarit presidencial ukrainas, Oleksiy Arestovych, gjenerali rus u vra në frontin e luftë në Kherson.

Një numër i lartë ushtarësh të gradave të larta rusë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, që prej nisjes së luftës, 24 shkurt, me zyrtarë perëndimorë që thanë të hënën se të paktën pesë gjeneralë kishin vdekur në konflikt deri më tani.


Shtuar 25.03.2022 17:21