Zbardhet ngjarja: Plagosi 5 shtetas, si 34 vjeçari nisi sulmin me thikë brenda xhamisë (VIDEO)

Tirana u trondit ditën e sotme ku një shtetas 34 vjeçar u fut në ambientet e xhamisë “Dine Hoxha” dhe plagosi me thikë 5 shtetas.

Autori u vu në pranga nga policia ndërkohë të plagosurit gjenden në spital ku po marrin ndihmën e nevojshme.

Po si ndodhi sulmi i rëndë në një ndër zonat më të populluara të Tiranës?

Burimet bëjnë me dije se autori, Rudolf Nikolli me një thikë buke në dorë është afruar pranë xhamisë dhe të parin ka plagosur punonjësin e xhamisë.

Ky i fundit ta tentuar ta ndalojë dhe ta nxjerrë jashtë, por Nikolli është futur duke plagosur edhe besimtarët që po luteshin.

Të gjithë bashkë, besimtarë e punonjës të xhamisë e kanë nxjerrë jashtë, por sërish 34-vjeçari nuk ka ndaluar së sulmuari, duke përdorur thikën që mbante në dorë.

Policia ka arritur të arrestojë autorin e këtij sulmi të rëndë.

Kush është autori?

Rudolf Nikolli me origjinë nga Klosi, Mat, është një shtetas i njohur për policinë e Shtetit dhe për plagosjet me thikë.

Vetëm pak javë më parë ai ka qëlluar me thikë, një shofer autobuzi i linjës Klos-Tiranë pas një sherri mes tyre në terminalin e autobuzave.

Plagosja në terminalin e autobuzave në Mars:

Një 32-vjeçar është plagosur me thikë nga një tjetër person. Siç raporton Neës24, konflikti ka ndodhur në terminalin e autobusëve të veriut në Tiranë.

Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi Robert Kurti, ndërsa autor është 34-vjeçari Rudolf Nikollaj.

I plagosuri  u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, kurse autori u shpall në kërkim. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se të plagosur nga ky sulm me thikë janë shtetasit:

Donald Koçi, rreth 35 vjeç, Saba Peposhi, rreth 22 vjeç, Mariglen Konja, rreth 24 vjeç, Kleon Jaupaj, rreth 26 vjeç dhe Anri Tola, rreth 23 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:30, në Rrugën e Kavajës, një shtetas është futur në ambientet e një kulti fetar  (xhami) dhe në rrethana ende të paqarta ka plagosur me mjet prerës 5 shtetas.

Falë reagimit profesional dhe të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë është bërë i mundur  neutralizimi dhe prangosja e autorit të dyshuar, shtetasi Rudolf Nikolli 34 vjeç, nga Burreli,  i cili po shoqërohet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë iu kanë dhënë ndihmën e  parë shtetasve të lënduar, të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes. /albeu.com/

 


Shtuar 19.04.2021 16:07