Xavi në kërkim të senegalezit të Napolit

Sipas faqes italiane, Calciomercato klubi katalanas është takuar me Fali Ramadanin, agjentin e Kalidou Koulibaly, për të mësuar rreth situatës së ardhshme të qendërmbrojtësit senegalez te Napoli.

Koulibaly është 30 vjeç dhe kontrata e skadon më qershor 2023.

Megjithatë, pavarësisht disa bisedimeve, lojtari nuk pranoi propozimet e bëra për rinovimin dhe Xavi Hernandez, trajneri i katalanasve, është i vëmendshëm për zhvillimet e ardhshme. /albeu.com/


Shtuar 24.03.2022 16:08